HARTAT BUJQËSORE


HARTAT BUJQËSORE
✤ Harta që paraqesin shtrirjen gjeografike të tokave dhe veçoritë bujqësore të tyre. Ka disa Uoje H. B. H.B. pedologjike paraqesin shtrirjen e tipave, nëntipave e’ llojeve të tokave në një trevë të caktuar, si dhe përbërjen mekanike të tokave e të shkëmbinjve tokaformues. Mbi bazën e tyre përcaktohen masat për të ruajtur pjellorinë e tokës, të cilat sintetizohen në kartelat teknologjike për çdo ngastër toke të ekonomive të ndryshme bujqësore. Këto harta përpilohen zakonisht në shkallët 1:5000, 1:10.000 dhe përtërihen çdo 10-20 vjet.

H. B. agrokimike paraqesin për çdo ngastër toke përmbajtjen e humusit, azotit, fosforit, kaliumit e në raste të veçanta dhe të mikroelementeve të ndryshme ose të ndonjë elementi tjetër të rëndësishëm për bimët. Në bazë të tyre Uogaritet sasia e plehrave që do të përdoret për çdo kulturë, për të marrë prej tyre rendimentin e planifikuar. Përtërihen zakonisht çdo 4-5 vjet.

H. B. kadastrale janë harta topografike me shkallë 1:25.000, 1:10 000 ose 1:5000 që përveç të dhënave të planit topografik të shkallës përkatëse, paraqesin me shenja konvencionale të dhëna me natyrë kadastrale (ara, pemishte, vreshta, ullishte, livadhe, kullota, pyje etj.), si dhe numrin e ngastrave e sipërfaqen e çdonjërës prej tyre. H. B. skematike paraqesin vetëm planimetrinë e ngastrës. Për përpilimin e H. B. kanë dhënë ndihmesë Faik Bajraktari etj.

(R. Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hartat Bujqësore


[cite]