HEKALI RRAPO
✤ ( ? -1847). Udhëheqës kryesor i kryengritjes fshatare antiosmane ië vitit 1847 (shih). Lindi në fshatin Hekal të Mallakastrës, në një familje të varfër fshatare. U dallua që në , rini në qëndresën kundër shtypjes kombëtare e shoqërore osmane. Si udhëheqës i kryengritjes së vitit 1847, krahas Zenel Gjolekës, Rr. H. u shqua sidomos në luftimet për çlirimin e Beratit dhe në luftimet e Greshicës.
Me shtypjen e kryengritjes nga një ekspeditë e madhe ushtarake osmane Rr. H. u kap befas në Qesarat. Para seraskerit të Rumelisë, ai mbajti një qëndrim burrëror, duke shpallur se luftonte për fakir-fukaranë. Vdiq natën e 31 dhjetorit në burgun e Manastirit, sipas gojëdhënës popullore, i helmuar nga autoritetet osmane. Veprimtaria e Rr. H. u përjetësua në shumë ‘krijirne të epikës historike të kohës
(L. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hekali Rrapo
[cite]