HELSHANI


HELSHANI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (VP), në kufi me rrethin e Tropojës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshih edhe fshatin Kostur; popullsia gjithsej 1459 banorë. Dëshmohet si vendbanim prehistorik. Në mesjetë njihet me emrln Helmshan. Këshilli NÇ është ngritur më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1963. H. është qendër e koop. së bashkuar «8 Nëntori» formuar më 1855. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemëtarinë. H. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, sektorin e sharrave dhe njësitë e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Helshani


[cite]