HIDROCENTRALI FREDERIK ENGELS
✤ HEC i dytë mbi 1. Mat, në grykën e Shkopetit, me fuqi të vendosur 24 mijë kW, me dy agregate dhe me prodhim mesatar vjetor stë energjisë elektrike reth 90 miiionë kWh. Filloi të ndërtohej më 1959 dhe u vu në shfrytëzim më 1963. Ka një digë prej betoni të lartë 47.7 m në trajtë harku, në të cilën është vendosur shkarkuesi sipërfaqësor i prurjeve më të mëdha, sistemin e sjelljes së ujit me veprën e marrjes e tunelin e sjelljes, kullën e ekuilibrit, ndërtesën e centralit dhe nënstacionin elektrik. Diga krijon një rezervuar me vëllim 14 milionë ms ujë.
(J. Z.-A. Fi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hidrocentrali Frederik Engels
[cite]