HIDROGJEOLOGJIA
✤ Degë e shkencave gjeologjike, që studion prejardhjen, kushtet e shtrirjes, lëvizjen dhe përbërjen e ujërave nëntokësore, në lidhje me mjedisin gjeologjik. H. zgjidh detyra praktike për kërkimin dhe zbulimin e ujërave nëntokësore, që nevojiten për të pirë dhe për industrinë, si dhe të ujërave minerale, ndihmon me studime hidrogjeologjike punimet në vendburimet e mineraleve të dobishme dhe të naftës e të gazit. Për zgjidhjen e këtyre detyrave H. përdor metoda të shumëllojta studimesh fushore e laboratorike, si rilevime hidrogjeologjike, shpime pusesh për ujë, vrojitime mbi regjimin e ujërave nëntokësore, përcaktime të vetive kimike e biologjike të tyre etj.
Para Çlirimit në Shqipëri nuk ishin kryei studime hidrogjeologjike të mirëfillta. Nga ujërat nëntokësore përdoreshin rreth 110 1/sek për furnizimin e disa qyteteve kryesore. Pas Çlirimit, në vitet 50, krahas me studimet gjeologjike nisën edhe studimet hidrogjeologjike. Më 1958 u ngrit edhe një ndërmarrje e veçantë për shërbimin hidrogjeologjik. Më 1983, kundrejt v. 1960 vëllimi i shpimeve për kërkimin e ujërave nëntokësore është rritur 2,5 herë, duke siguruar çdo vit mbi 1500 1/sek ujë nëntokësor dhe duke zgjidhur brenda një kohe relativisht të shkurtër furnizimin me ujë të të gjitha qytateve e një pjesë të mirë të fshatrave, të veprave ekonomike etj. Janë zbuluar dhe sot shfrytëzohen shupië pellgje dhe vendburime itë fuqishme ujërash nëntokësore, kryesisht arteziane, si pellgu i Fushë-Kuqes, i Korçës, i Vjosës, i Lushnjës, i Elbasanit etj., burime të mëdha ujërash karstike (shih), ujërash minerale (shih) etj.
Arritje të studimeve hidrogjeologjike krahinore janë rajonizimi hidrogjeologjik i Shqipërisë (shih) dhe harta hidrogjeologjike e Shqipërisë (shih) në shkallë 1: 200.000, është bërë klasifikimi hidrogjeologjik i vendburimeve të mineraleve të dobishme të Shqipërisë, po punohet për përpilimin e hartës së hollësishme hidrogjeologjike në shkallë 1:50.000 të Ultësirës Pranadriatike, që përfshin zonën e intensifikuar me përparësi të bujqësisë etj. Janë zhvilluar edhe degë
(H.Da.-R.E.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hidrogjeologjia