HIDROGRAFIA
✤ Degë e hidrologjisë (shih) që merret me studimin dhe përshkrimin e lumenjve, liqeneve, kënetave etj. të një territori nga pikëpamja e vendosjes, prejardhjes, morfologjisë, regjimiit dhe lidhjes me elementet e tjera të mjedisit gjeografik. Në Shqipëri H. u zhvillua vetëm pas Çlirimit, me krijimin e Shërbimit Hidrometeorologjik më 1949 kryesisht për studimin dhe përshkrimin e objekteve të veçanta ujore të vendit. Dhjetëvjeçarët e fundit studimet e H. morën zhvillim më të madh, u kryen studime hidrografike e hidrologjike për të mbështetur projektimin e ndërtimin e veprave të mëdha si HEC i Vaut të Dejës, HEC «Drita e Partisë® në Fierzë, Porti i Ri i Vlorës etj. Në kuadrin e studimit «Hidrologjia e Shqipërisës u kryen punime hidrografike për pellgjet ujëmbledhëse të lumenjve Drin, Seman, Vjosë, Mat, Shkumbin etj, si edhe një studim mbi veçoritë kryesore morfometrike të rrjetit hidrografik itë Shqipërisë. Sot kryhet veprimtari në fushën e H. nga Instituti Hidrometeorologjik (shih), dhe Shërbimi Hidrografik i FLD (shih) për studimin e veçorive hidrografike të objekteve ujore të vendit.
(A. Se.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hidrografia
[cite]