HIGJENA E DHËMBËVE

Pjesa e dhëmbit që punën është kurora. Por edhe kurora, megjithëse është e veshur me smalt, ndodh që dëmtohet. Dëmtimi i kurorës ndodh kështu: mbi sipërfaqen e smaltit vendoset një cipë e hollë që quhet pllakë bakteriale, e cila është e përbërë nga lëndë sheqerore dhe nga baktere; bakteret veprojnë mbi lëndët sheqerore dhe i shndërrojnë ato në lëndë acide; acidet veprojnë mbi smaltin dhe’ e çajnë atë;. nëpër këto të çara të smaltit hyjnë bakteret. dhe kështu dhembi fillon të dëmtohet edhe në brendësi. Shfaqet kështu sëmundja e njohur e dhëmbëve që quhet karies. Pikat e zeza që vërejmë në sipërfaqen e dhëmbëve, sidomos në qafat e tyre, janë fillime të kariesit. Me kalimin e kohës ato zmadhohen dhe kthehen në zgavra. Dhëmbi i prishur nga kariesi duhet patjetër të mjekohet te stomatologu sa më shpejt.

Për të parandaluar prekjen e dhëmbëve nga kariesi, është e nevojshme që ata t’i pastrojmë me furçë dhe me pastë dhëmbësh vazhdimisht. Mjekët stomatologë këshillojnë që larja e dhëmbëve të bëhet dy herë në ditë: në mëngjes dhe në darkë, pasi të kemi ngrënë. Larja e dhëmbëve me furçë bëhet me qëllim që të shkatërrohet ajo cipë e hollë, pllaka bakteriale, që vendoset mbi sipërfaqen e tyre. Në këtë mënyrë pengohet veprimi i baktereve mbi lëndët sheqerore dhe mënjanohet shndërrimi i tyre në acide. Studimet e viteve të fundit kanë treguar se në forcimin e dhëmbëve dhe në parandalimin e kariesit ndikon edhe fluori. Kjo lëndë mund të hidhet në sasi të caktuara në ujin e pijshëm ose t’u jepet fëmijëve në formë kokrrash. Fluori ka vetinë që të rritë aftësinë e dhëmbëve për të thithur e për të përvetësuar më mirë kalciumin dhe fosforin, dy lëndët bazë që marrin pjesë në ndërtimin e tyre.

Trupi — Ynë

[cite]