HIGJIENA USHQIMORE
✤ Pjesë e higjienës që trajton nga ana shëndetësore gjithë çështjet e -shqimit e të produkteve ushqimore për të parandaluar sëmundjet dhe për një të ushqyer racional. Para Çlirimit të vendit vetëm në qytetet kryesore merreshin disa masa të pjesshme me karakter sanitar, ku përfshiheshin edhe ato të sektorit ushqimor. Pas Çlirimit H. U. u përfshi si pjesë e politikës shëndetësore, e lidhur edhe me rritjen e mirëqenies së masave punonjëse. Me ngritjen e Qendrave Sanitare Epidemiologjike më 1952 në të gjitha rrethet, të Laboratorit Qendror të Higjienës në Tiranë (1965) dhe më vonë të Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë (shih) në Tiranë, u krijuan kushte për zhvillimin e H. U. si shkencë.
H. U. përpunon me kritere shkencore normat për ushqimin e nevojshëm për organizmin e njeriut, studion përbërjen e ushqimeve (proteina, yndyrna, karbohidrate, vitamina dhe kripëra minerale), përcakton normat higjienike, fiziko-kimike, toksikologjike dhe mikrobiologjike për standardet shtetërore, si dhe normat higjieno-sanitare të nevojshme gjatë prodhimit, ruajtjes, transportimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore. Me zbatimin praktik të katyre normave merret sanitaria ushqimore. Zgjerimi i veprimtarisë në këtë fushë lidhet edhe me rritjen e madhe të prodhimit të ind. ushqimore dhe të shërbimit të ushqimit social.
(Th. Ma.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Higjiena Ushqimore