HIMNI I FLAMURIT


HIMNI I FLAMURIT
✤ Këngë që i kushtohet atdheut dhe që simbolizon njësinë e kombit dhe të shtetit tonë. H. i F. u krijua nga atdhetarët e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, prej ku e solli në Shqipëri Hilë Mosi. Vjersha është e Asdrenit (Aleksandër Stavre Drenova). Himnin e mësoi së pari grupi koral i Korçës, i cili edhe e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Prej asaj kohe mori përhapje dhe u bë himni kombëtar i vendit tonë.

(S.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Himni I Flamurit


[cite]