HIMARA
✤ Qytet në rrethin e Vlorës (J), buzë detit Jon, qendër e krahinës së Himarës (shih). Popullsia 2900 banorë. Vendbanimi i lashtë ishte një qytet ilir bregdetar i Kaonisë. Dëshmohet me këtë emër që në shek. V p.e.r. (Himaera). Në shek. IX-X u kthye në qendër peshkopale, nën juridiksionin e kryepeshkopatës së Ohrit. Në mesjetë ishte qendër e rëndësishme administrative me fron princëror. Himarjotët janë dalluar për qëndresën e gjatë kundër sundimit osman. Lidhja shqiptare e Prizrenit pati këtu degën e saj për rë gjithë krahinën. Këshiili NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Çeta e Bregut u krijua më 1.8.1943. H. u çlirua më 17.7.1943. Pas Çlirimit u zgjerua si qendër e banuar dhe u shpall qytet. Sot ka fabrikë vaji, fabrikë të ekstraksionit, kanitinë vere, fabrikë buke, punishte konservash, të përpunimit të qumështit e të frutave. Është vënë në shfrytëzim porti detar. Qyteti ka shkollë të mesme, 3 shkolla 8-vjeçare, bibliotekë, muze, Zhvillojnë reprimitari shtëpia e kulturës, ansambli dhe estrada e qytetit, si dhe grupi polifonik karakteristik i këngës himariote. Ekipi i futbollit «Vetëtima» merr pjesë në kategorinë II. H. ka spital, shtëpi lindjeje, klinikë dentare. Në të dy lagjet (Himara dhe Spileja), janë ngritur pallate shumëkatëshe, ndërsa në breg të detit shfrytëzohet plazhi.

✤ Krahinë gjeografike-etnografike në J të rrethit të Vlorës në bregun e detit Jon, nga Palasa në VP në Qeparo në JL. Njihet edhe si •rBregdeti i Sipërm» (shih Bregu i Datit) dhe përfshin qytetin e Himarës, fshatrat Palasë, Dhërmi, Gjilekë, Vuno, Iljas, Pilur, Kudhës dhe Qeparo. Shtrirja territoriale e termit ka ndryshuar historikisht. Në shek. XV krahina e H. përfshinte viset e JP të Shqipërisë, krahinën e sotme të Himarës, gjithë Kurveleshin dhe TepeleoëiL, me rreth 50 fshatra. Në shek. XVIII H. shnrihej nga Kepi i Gjuhëzës në Karaburun e deri në Butrinst në J në një gjatësi prej mbi 150 km dhe gjerësi 70-80 km. Gjatë shek. XIX shtrirja territoriale e H. u ngushtua deri në atëtë sotmen.

Më 904 krahina e H. u përfshi në shtetin bullgar itë mbretit Simeon (893-927), ndërsa më906 këtu zbarkuan kryqtarët normanë, në fushatat e tyre për në Lindje. Perandori bizantin Aleksi III Komneni, u njohu venedikasve më 1199 privilegje mbi krahinën a H. Në fund të shek. XIII,. mbreti Karl i Anzhuinëve e përfshiu atë në«Mbretërinë e Arbërisë», por më 1275 mbreti bizantin Mihali VIII Paleologu ua mori anzhuinëve. Më 1431 ajo u përfshi në Sanxhakun e Shqipërisë si një nahije e tij. Pas pushtimit osman të Shqipërisë H. ishte ndër ato krahina që e vijuan qëndresën dhe për disa shekuj nuk iu nënshtruan sundimit osman. Më 31.8.1481, himariotët, nën udhëheqjen e Konstantin Muzakës, sulmuan kështjellën e H. e të Sopotit (Borshit të sotëm) dhe i pushtuan, por më 1484, pas luftimesh të ashpra, osmanët i rimorën. Më 1486, himariotët, pasi vranë të dërguarin e sulltanit, renegatin shqiptar, sanxhakbeun Komnian Arianitin, shpërthyen një kryengritje, e cila më 1488 u shtri edhe në Shqipërinë e Mesme. Duke mos eshtypur dot këtë kryengritje, sulltan Bajaziti II më 1492 u detyrua të nënshkruante një marrëveshje, në bazë të së eilës himariotët ruajtën mjaft privilegje (të drejtën e qeverisjes së venait në bazë të kanuneve tradicionale, të drejtën për të pasur nëpunësit e gjyqet e tyre, të mbanin lirisht flamurin, armët etj). Në fund të shek. XV, për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane, shumë banorë u detyruan të shpërngulen e të vendosen në malet e Kurveleshit e përtej detit, në Italinë J. Më 1494-1506 në FI. shpërthyen një varg tjetër kryengritjesh. Më 1537 sulltan Sulejman El-Kanuni u përpoq të nënshtronte H. dhe t’i hiqte asaj privilegjet, por kësaj himariotët iu përgjigjën me një kryengritje të re tëfuqishme dhe privilegjet i ruajtën. Kryengritje të tjera të përmendura janë bërë në 1571, më 1595, 1690 etj., ndërsa më 1713 bejlerbeu i Rumelisë Osman Pasha pësoi disfatë të rëndë në një ekspeditë ushtarake kundër H. Kryengritjet nuk reshtën deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Më 18.12.1912, gjatë Luftës Ballkanike (shih) kundër Turqisë, ushtritë greke duke zbatuar synimet shoviniste për aneksimin e Shqipërisë jugore, zbarkuan në H. Në mars 1914 SpiroSpiromilo, major i ushtrisë greke, shpalli «autonominë» e H. në një zonë që përfshinte 7 fshatra të Bregdetit (nga Palasa në Qeparo). Më vonë kjo «autonomi» u shtri në 14 fshatra. Lufta e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e vendit dhe unitetin kombëtar i shpartalloi planet shoviniste për të aneksuar Shqipërinë Jugore. Gjatë Luftës ANÇ krahina e H. ka qenë një bazë e rëndësishme e punës së PKSH. Më 14.5.1942 këtu u formua njësiti gueril i Bregut të Detit, kurse më 11.9.1942 në Vuno u themelua organizata bazë e PKSH për krahinën. Këshilli NÇ krahinor u ngrit në nëntor 1942 në Vuno nga Hysni Kapo. Më 1.8.1943 u krijua çeta partizane e Bregut të Detit. Që nga janari 1944 deri në korrik 1944 në H. janë zhvilluar beteja të shumta kundër pushtuesve gjermanë e tradhtarëve të vendit nga Br. V S, Br VI S dhe Br. XII S. H. u çlirua më 28.7.1944.

(Me.K.-F.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Himara


[cite]