Hipoliti
Hipoliti (170-235) ka lindur rreth vitit 170. Në vitin 212 u dorëzua klerik dhe shërbente në Romë. Në vitin 235 gjatë përndjekjes së Maksim Thrakasit, Hipolitin e internojnë në Sardenjë ku gjeti vdekjen. Kisha e perëndimit e kremton më 13 gusht. Në vitin 236 lipsanet e Hipolitit u sollën në Romë. Shkrimet: Hipoliti ka qenë poligraf. Shkrimet i shkroi greqisht dhe pjesa më e madhe e tyre kanë humbur. Hipoliti na informon rreth problemeve që përballonte Kisha e Romës. Gjithashtu në shkrimet e tij gjendet teksti më i vjetër i lutjes eukaristike, si dhe për misterin e pagëzimit dhe atë të mirosjes.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]