HISTOLOGJIA
✤ Degë e biologjisë që studion strukturën qelizore të indeve dhe të organeve të qenieve 1» gjalla. Në fushën e mjekësisë e veterinarisë H. përbën një nga disiplinat themelore paraklinike dhe si shkencë morfologjiko-funksionale luan rol të rëndësishëm për formimin e mjekëve. Ndahet në: citologji, H. e përgjithshme dhe H. e veçantë. Në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Veterinarisë (shih) H. zhvillohet si lëndë e veçantë. Studimet për H. janë përqendruar në citologjinë e përgjithshme, citologjinë vaginale e citogjenetikën, si edhe në disa probleme të tjera me rëndësi (jetëgjatësia e rruazave të kuqe të gjakut, studimi i lëngut amniotik etj.).
(S. Çi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Histologjia
[cite]