HISTORIA DHE GJENEALOGJIA E SHTËPISË SË MUZAKAJVE
✤ (Historia e Genealogia della casa Musacchia, 1510). Përkujtesë e hartuar nga Gjon Muzaka (shih: Muzakët), në shek. XV në mërgimnë Xapoli, në të cilën u jepte të bijve njoftime rreth historisë së familjes së vet dhe të zotërimeve të saj, për rastin që mund të ktheheshin në Atdhe. E shkraar nga një pjesëtar i klasës sunduese veniase, bashkëkohës dhe bashkëluftëtar i Skënderbent, përkujtesa jep njoftime të rëndësishme për nistnrinë e Shqipërisë të fundit të shek. XIV si ttze të shek. XV që nuk i kanë burime të tjera me prejardhje të jashtme, sidomos për viset e rrsrdshme JL, për organizimin e saj administrarir-shtetëror, si dhe për historinë e klasës sundrzese shqiptare në përgjithësi, për mënyrën e jetesës. për lidhjet politike e farefisnore në gjirin e saj. Përkujtesa dëshmon për një shoqëri të zhvilluar në pikëpamje shoqërore, për një kombësi të konsoliduar, por edhe për rrjedhime të rënda që patën për shqiptarët luftërat e gjata, të cilat shterën dalëngadalë forcat njerëzore e materiale të vendit. Por nga ana tjetër ato ndihmuan për farkëtimin e një uniteti politik që gjeti shprehje në pushtetin qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu; rreth tij u bashkua edhe shumica e klasës sunduese vendase, për qëndrimin kontradiktor të së cilës është dëshmitar vetë Gjon Muzaka, që i trembej përforcimit të këtij pushteti qendror. Përsa i përket prejardhjes së familjes Muzakaj gjenealogjia ka tipare fantazie_kur e kërkon në kohë të lashta, megjithatë dëshmon për njohuritë historike dhe nivelin kulturor relativisht të lartë që kishte klasa sunduese e kohës. Vepra është quajtur një «margaritar» për historinë mesjetare shqiptare; ajo u botua më 1873 në Berlin nga historiani Karl Hopf në librin «Chroniques greco-romanes».
(A. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Historia Dhe Gjenealogjia E Shtëpisë Së Muzakajve
[cite]