Historia e krishtërimit
(greqisht: ιστορία) Historia e krishtërimit është shkenca, e cila studion në mënyrë kritike dhe paraqet në mënyrë sistematike, zhvillimin e shoqërisë njerëzore gjatë shekujve. Historia është tërësia e fakteve dhe ngjarjeve që karakterizojnë jetën e gjithë njerëzimit, por ajo mund të ketë vetëm një subjekt të caktuar, siç është krishterimi në rastin tonë. Misioni i kësaj historie është të na tregojë për jetën, aktivitetin si dhe kontradiktat që ka hasur krishterimi gjatë shekujve. Kjo histori, ka si qëllim të përshkruajë ecurinë e kishës së krishterë, që nga vitet apostolike, përndjekjet dhe persekutimet që hasi krishtërimi dhe mënyrën si u përballuan herezitë, të cilat çfaqeshin herë mbas here, duke shtrembëruar të vërtetën.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)