HISTORIOGRAFIA
✤ Shkencë që studion zhvillimin e shoqërisë njerëzore, si proces i vetëm, i cili ecën në bazë të ligjeve objektive në të gjitha shfaqjet e tij të shumëllojshme e të shumanshme. Ky studim varet nga baza ideologjike e metodologjisë së kërkimit historik dhe pasqyron luftën e rrymave në metodat e interpretimit të dukurive shoqërore. H. është gjithashtu tërësia e studimeve në këtë fushë dhe vetë historia e këtyre studimeve.
H. shqiptare ka si objekt historinë e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Shqipërisë, prej kohëve të lashta deri në ditët tona. Pas Çlirimit ajo është bërë një veprimtari e organizuar që mbështetet në botëkuptimin materialist marksist dhe që zhvillohet në institucione kërkimore të specializuara nga specialistë të kuaiifikuar dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
H. jonë zë fill me Marin Barletin (shih) e Marin Beçikemin (shih) në shek. XVI, rrugën e të cilëve e vazhdoi në shek. XVII Frang Bardhi (shih) dhe më vonë një varg i tërë shkrimtarësh patriotë rilindës si Z. Juhani, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto etj., të cilët u përpoqën t’ia bënin të njohur popullit shqiptar historinë e tij dhe opinionit publik të huaj, luftën e shqiptarëve për liri, për të drejtat e tyre komhëtare. Studimet që i pasuan në periudhën e pavarësisë ishin rezultat kërkimesh individuale, të nxitura nga patriotizmi pa asnjë përkrahje nga shteti (S. Curani, N. Nikaj, I. M.. Qafëzezi, Xh. Belegu etj.). Monografitë e para shkencore u shkruan jashtë vendit nga F. S. Noli (shih) dhe A. Gegaj mbi Gjergj Kastriot Skënderbeim dhe epokën e tij. Pas Çlirimit të atdheut dhe vendosjes së pushtetit popullor lindi e u zhvillua, krahas shkencave të tjera edhe historiografia e re shqiptare. Ajo e filloi jetën e vet me një trashëgim të varfër vendas dhe më të pasur të huaj, të kufizuar nga pikëpamje tematike dhe burimore dhe të mbështetur në përgjithësi mbi koncepte filozofike idealiste. Te kjo e fundit vihen re shpesh prirje tendencioze antishqiptare në përputhje me interesat politike të shteteve të tyre. Përpara historiografisë së re shqiptare qëndronte detyra e rivlerësimit dhe përgjithësimit të realizimeve të mëparshme në dritën e metodologjisë marksiste dhe të nivelit të arritur nga shkenca botërore; e grumbullimit në shkallë të gjerë dhe e shfrytëzimit të dokumenteve historike sidomos vendase dhe mbi këtë bazë, e studimit të thelluar tërësor të historisë së popullit shqiptar. Rendi socialist krijoi kushte shumë të mira për kryerjen e këtyre detyrave. Me ngritjen e Bibliotekës Kombëtare me një sektor shumë të pasur për Shqipërinë, të Arkivit Qendror Shtetëror, të Arkivit të KQ të PPSH dhe të arkivave lokale, të muzeve historike qendrore e lokale u krijua një bazë e shëndoshë materiale për studimet historike. Rrjeti i gjerë i arsimit të lartë me profil historik dha kuadrot e specializuara për institucionet kërkimore dhe për shoqatat shkencore të historisë në bazë.
Me botimin shqip të veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, si edhe me botimin e materialeve të PPSH dhe të veprave të shokut Enver Hoxha, historiografia shqiptare u pajis me një thesar të paçmuar ideologjik e shkencor që i shërben si busull orientuese për analizat, interpretimin e përgjithësimin e fakteve dhe dukurive historike.
Kërkimet u zhvilluan në bazë të një plani *me detyrë themelore studimin tërësor, të përgjithësuar, të historisë së Shqipërisë për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të shkollës. U hartuan kështu Historia e Shqipërisë (shih) në dy vë.llime për shkollën e lartë, Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë (shih) dhe tekstet e historisë për kategoritëe tjera të shkollave. Krahas kësaj pune e sidomos pas përfundimit të saj .u ndërmorën një varg studimesh të thelluara mbi periudha, aspekte e probleme të veçanta të historisë së lashtë, të mesme, të kohës së re e të sotme të botuara si monografi më vete ose si artikuj në organet e specializuara Studime historike, Iliria, Etnografia shqiptare etj. Ato u shoqëruan me botimin e përmbledhjeve me dokumente vendëse e të huaja. Rezultatet e historiografisë shqiptare janë paraqitur edhe në një varg konferencash e sesione shkencore kombëtare. Ato janë paraqitur edhe në kongrese, konferenca e simpoziume ndërkombëtare.
Me rezultatet që ka arritur deri më sot historiografia shqiptare ka hedhur dritë të re mbi periudha, ngjarje e dukuri të rëndësishme të historisë së vendit. Materialet e reja që dalin çdo vit nga gërmimet arkeologjike dhe dokumentet e reja që pasurojnë vazhdimisht fondet arkivore e zgjerojnë gjithnjë më shumë bazën e studimeve dhe e ngrenë nivelin e tyre.
Një rëndësi e veçantë u është dhënë studb meve mbi Luftën ANÇ dhe mbi ndërtimin socialist, me të cilat merren një varg institucionesh shkencore e mësimore. Historiografia i ka trajtuar proceset historike jo si vazhdim ose pasojë e faktorëve apo e –kimeve të jashtme, por si rezultat i veprf— të forcave ekonomike e shoqërore, politike * kulturore të vendit pa mohuar rolin e ndikimevr të ndërsjella. Ndryshe nga studimet e mëpaisfajje kjo mënyrë trajtimi e ka pajisur historinë e pcpullit shqiptar me një bosht të vetin dhe n;eu ndihmesën e vlerave të tij kulturore origjinEk në thesarin e kulturës botërore. Veprat më rr rëndësishme të H. shqiptare janë hartuar rp A. Buda, S. Pollo. S. Islami, A. Puto, N. Plassrr P. Lalaj, S. Manushi, K. Frashëri, S. Pula’-S. Naçi, K. Prifti, M. Çami, V. Koka, Sh, Ballvora. 1 Fishta, Xh. Frashëri, L. Mile, K. Xoxi, S, Shpuza, T Toçi, Z. Shkodra, si dhe nga studiuesit kosovarë A. Hadri, Z. Mirdita, S. Riza, Z. Cana. (S. P)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Historiografia