HORIZONTI


HORIZONTI
✤ (1979). Revistë e përmuajshme tekniko-shkencore për pionierë, organ i KQ të BRPSH. Numri i parë doli në dhjetor 1979. U drejtohet nxënësve të kl. V-VIII të tetëvjeçares. Boton shkrime nga të gjitha fushat e degët e shkencës, tregime fantastiko-shkencore, konstruksione, lodra, probleme, kuriozitete etj. Vend të rëndësishëm u jep shkencave për njohjen e historisë e të gjeografisë së Atdheut, për popullarizimin e arritjeve shkencore e teknike në vendin tonë. Propagandon orientimet e PPSH në fushën e shkeneës, jep dije bashkëkohore dhe edukon me traditat kombëtare, me dashurinë për punën e për Atdheun.

(Th. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Horizonti


[cite]