Hrysografia Hrysografi-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga greqishtja, me kuptimin e drejtpërdrejtë “shkrim i artë”, dorëshkrim prej ari, por edhe shkrim i qendisur me ar:ungjij krysografikë, ikonë krysografike. Në dorëshkrimet e AQSH-së, “Beratinus-2”, i njohur edhe me emrin “Kodiku i Artë i Anthimit”, është një katërungjillësh tipik krysografik. Në shumë dorëshkrime të tjera, duke përfshirë edhe “Beratinus- 1”, ka elemente të krysografisë. Një pjesë e tyre kanë prej ari nistoret dhe titujt e krerëve; një pjesë tjetër kanë arte të zbatuara kishtare (miniatura, vinjeta) me sfonde prej ari ose me punim prej ari. Sipas K. Naços, në Fondin 488 ka të paktën 10 dorëshkrime krysografike dhe rreth 35 të tjerë ku ka prani të krysografisë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]