HUMANIZMI SOCIALIST
✤ Një nga parimet themelore të moralit komunist, që shpreh respektin për personalitetin dhe dinjitetin e njeriut punonjës, kujdesin e gjithanshëm për të dhe urrejtjen për shfrytëzuesit dhe të gjithë armiqtë e socializmit. Humanizmi socialist, si forma më e lartë e humanizmit, ka si bazë teorike marksizëm-leninizmin, që vërteton se për reulizimin e lirisë e të dinjitetit të vërtetë të punonjësve është e domosdoshme përmhysja e sistemit shfrytëzues kapitalist dhe ndërtimi i shoqërisë së re socialiste e komuniste, ç’lirimi i plotë i punonjësve nga çdo lloj shtypjeje e zgjedhë shoqërore. Humanizmi socialist, që realizohet konkretisht në procesin e ndërtimit të socializmit, ka si qëllim themelor plotësimin e vazhdueshëm e sa më mirë të nevojave materiale e kulturore të masave të gjëra të popullit punonjës.
Dashuria dhe kujdesi për njeriun punonjës, besimi në forcat dhe mundësitë e tij nënkuptojnë edhe kërkesa të larta ndaj tij; ato kërkojnë që ai të përsosë vazhdimisht figurën morale komuniste, si dhe të jetë i papajtueshëm me armiqtë e brendshëm e të jashtëm të socializmit. Humanizmi socialist është në kundërshtim me pseudohumanizmin kristian dhe horgjez, që predikon «dashurinë për të gjithë» dhe synon të ngjallë te punonjësit ndjenjën e nënshtrimit e të moskundërshtimit ndaj shtypjes e shfrytëzimit. Humanizmi socialist, dashuria e thellë e njeriut për njeriun punonjës është karakteristika kryesore e shoqërisë sonë, në gjirin e së cilës sigurohet lulëzimi i vërtetë i personalitetit të njeriut punonjës.
(I. El.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Humanizmi Socialist