HUNDA

Është organi i parë i aparatit të frymëmarrjes. Kjo ka formën e një piramide dhe është e vendosur në mesin e fytyrës. Pjesa e brendshme e hundës është e formuar nga dy vrima (dy zgavra). Këto fillojnë nga dy flegrat dhe komunikojnë, në pjesën e brendshme, me faringun. Nëpër flegrat e hundës hyn ajri, kalon nëpër dy zgavrat dhe del në faring. Në faring si ushqimet edhe ajri ndjekin të njëjtën rrugë. Në vazhdim, ushqimet nga faringu kalojnë në ezofag, kurse ajri kalon në laring.

Zgavrat e hundës janë të pajisura me një shtresë qimesh të holla, që shërbejnë për të ndaluar pluhurat. Përpos kësaj, sipërfaqja e tyre është e mbuluar edhe me një shtresë viskoze (të qullët), në të cilën ngjiten pjesëzat më të imëta të pluhurit që përmban ajri. Më lart, qelizat e zgavrave të hundës janë të rrethuara nga disa qerpikë të vegjël që lëvizin pa ndërprerje, si fletët e një erashke, me detyrën që të largojnë çdo lloj papastërtie që vjen nga jashtë. Anët e brendshme të hundës janë të lidhura edhe me shumë enë kapilarë gjaku. Ato shërbejnë për të ngrohur disi mjedisin, në mënyrë që të ngrohet pak edhe ajri para se ai të arrijë në mushkëri.

Trupi — Ynë

[cite]