IRISI

Irisi ndodhet prapa komesë, midis dhomës së parë dhe të dytë të syrit. Ka formë rrethore dhe faqja e përparme e saj dallohet qartë nëpërmjet kornesë. Irisi është i ngjyrosur. Në fakt, ngjyra e syve tanë nuk është gjë tjetër veçse ngjyra e irisit, që mund të jetë: e zezë, e kaltër, e përhime, gështenjë etj.

Në mes të irisit ndodhet bebëza ose pupila, që është një Vrimë e vogël, nëpërmjet së cilës kalojnë rrezet e dritës që vijnë nga jashtë, nga objektet e ndryshme. Bebëza e syrit mund të hapet më shumë ose të zvogëlohet, në përputhje me intensitetin e ndriçimit. Kështu, p.sh., kur jemi në mjedise pak të. ndriçuara ose të errëta, bebëza hapet. shumë, që te lejojë të kalojnë sa më shumë rrezatime dhe, në të kundërt, në një ditë me diell ajo zvogëlohet, në mënyrë që të lejojë të kalojnë vetëm sasinë e nevojshme të rrezatimeve. Këto luhatje kryhen në mënyrë automatike; irisi komandohet nga fije nervore të sistemit nervor autonom.

Trupi — Ynë

[cite]