HURMA
✤ (Diospyros Daleck). Dru frutor gjetherënës i familjes së ebanozëve (Ebanaceae). Në Shqipëri njihet me dy lloje D. kaki L dhe D. Lotus D. Kakia rritet deri 10 m, ka gjethe të thjeshta, të këmhyera vezake 8-15 cm, të gjelbra, nga ana e sipërme të lëmuara, bën lule të bardha në krem. Lulëzon në maj-qershor, bën frut një kokërr sa një portokall, me tul të butë që piqet në nëntor. Është me prejardhje nga vendet e Lindjes së Largme (Japoni, Kinë). Në Shqipëri ka filluar të mbillet në fillim të shek. XX. në , krahina me klimë mesdhetaro-atlantike, si në rrethet Tiranë, Elbasan, Durrës, Krujë, Berat etj. dhe në toka të pasura e të ujitshme. Shumëzohet me fara që mbillen në janar-shkurt ose me përpajnë. Fruti i H. ka tul të ëmbël vetëm pasi është pjekur mirë, përmban 16-17% sheqer, vitamina A, C, proteina 1-1.5%, kripëra minerale, tanin e celulozë. Hahet i freskët dhe mund të ruhet mirë në frigorifer deri në pranverë. Druja e H. përdoret në mobilieri.
(R. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hurma
[cite]