IBALLA
✤ Fshat në rrethin e Pukës (V), në VL të malit të Krabit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Sapaç e Lëvoshë, popullsia gjithsej 3000 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek.XV, pjesë e principatës së Dukagjinëve. Më 1903 në I. u hap e para shkollë shqipe në rrethin e Pukës. U çlirua më 1.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në dhjetor 1966. është qendër e koop. së bashkuar «Jeta e re». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten molla, arra, qershia; bagëtitë e imëta. Në është ngritur një rezervuar vaditës, ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, qendër shëndetësore, njësi ‘tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Iballa


[cite]