IKONAT
✤ Piktura të lëvizshme të bëra mbi dru të përdorura në kishat e Lindjes. Paraqesin figura shenjtorësh e skena me përmbajtje mistike fetare. Ndërmjet tyre ka vepra me vlera artistike. Për I. përdorej dru që gdhendej në trajtë panoje, mbi të shtrihej zakonisht një beze prej lini me shtresë të përgatitur me gjips e tutkall. MM të pikturohej me tempera dhe së fundi përpunohej me shtresë vaji dhe verniku për t’u dhënë ngjyrave forcë më të madhe tonale e për t’i mbrojtur. I. shpesh, në pjesët e sfondeve, aureolave dhe pjesërisht në zona të tjera mbuloheshin me fletë ari ose argjendi të petëzuar e të dekoruar për t’i bërë më të çmuara. I. më të vjetra në Shqipëri janë të shek.XII («Shën Mëri Odigitria» dhe «Dyert e bukura» nga kisha e shpellës së Bllashtojnës, mbi liqenin e Prespës). Përgjithësisht paraqesin një ose dxsa figura në buste e pamje ballore dhe dallojnë për një stil kaligrafik e ngjyra të forta dekorative. I. e shek.XIV japin pasqyrime të madhërishme hieratike të figurave («Shën Mëhilli* nga kisha e Mborjes, Korçë).
Nga shek.XVI I. përfytyrojnë edhe skena nga «Festat e mëdha» janë tregimtare me efekte mase figurash, elemente të arkitekturës e peizazhit. Qendër e rëndësishme e prodhimit të I. ka qenë qyteti i Beratit, ku pikturojnë Onufri, biri i tij Nikolla dhe Onufër Qiprioti (shih) etj., punimet e të cilëve, brenda stilit pasbizantin, kanë ndryshime në trajtim. I. që i atribuohen Onufrit janë paraqitje me shumë skena, në figurat e të cilave gjejmë shprehjen e shqetësimit dramatik që karakterizon veprën e këtij piktori, kanë punim të imtë dhe ngjyra të vyera, ku dallon «e kuqja shqiptare» për intensitetin e saj të veçantë («Portat e bukura», «Lidhja e Krishtit» etj. në kishën Evangjelistra, Berat).
Gjatë shek.XVII e XVIII qendra të tjera të prodhimit të I. kanë qenë: Voskopoja. Vithkuqi, Elbasani, Korça. I. e K.Shpatarakut (shih) kanë karakter miniatural dhe shquajnë për elemente nga jeta në to («Shën Gjon Vladimiri dhe skena nga jeta e tij», Manastiri i Ardenicës, Fier), sikundër edhe I. që i atribuohen D.Selenicës (shih), K.Jeromonaku, në mbarim të shek.XVII, fut i pari në I. elemente të stilit barok, të cilat i shohim sidomos në I. e shumta e të përmasave të mëdha luksoze e me linjë të shqetësuar të vëllezërve K. e A. Zografi (shih) nga Korça («Shën Mëria mbi fron», e Katedrales Burimi jetëdhënës, Korçë). I. e N.Gugës dallojnë për trajtim më të qetë e dekorativ («Shën Naumi» nga kisha e 5hën e Premtes. Lushnjë). Një numër të madh I. të përhapura në Shqipërinë e Mesme e në zonat e saj P kanë pikturuar piktorët e familjes Katro Çetiri (shih) nga Grabova e Elbasanit. Koleksioni më i madh e me shumë vlera të shquara i I. ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar t’ë Korçës (shih).
(H.N.—A.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ikonat