IKONOSTASI


IKONOSTASI
✤ Ndarje midis absidës dhe naosit në bazilikat kristiane. Zakonisht përbëhet nga një arkitra, i gdhendur dhe i zbukuruar që mbahet nga kolona, mbi të cilat vareshin vello e cohëra për ta fshehur nga besimtarët absidën, ku kryheshin shërbesat fetare. I. ndërtoheshin edhe ne kolona e relieve, në mermer o$e gur. Më të vjetrat, janë gjetur në bazilikat paleokristiane në kodrën e Tepes Elbasan dhe në fsbatin Lin Pogradec (shek.VI). I. prej druri janë më të vonë, shek.XVII e më pas, kryesisht prej dru arre dhe gdhendeshin me relieve e përforime të thella. Në to vendoseshin ikona me paraqitje skenash dhe figura shenjtorësh. Në qendër ishin dyert e «bukura» të zbukuruara veç gdhendjeve edhe me piktura.

Disa I. janë polikromuar dhe praruar duke marrë një dukje më luksoze. Në disa kisha më të varfra si I. ka shërbyer një ndarje me mur, e suvatuar dhe e pikturuar me tematikën e ikonave të I. të mirëfilltë. Ka I. të tillë në kishën e Sh.Kollit në Shelcan, të Shën e Premtes në Valësh etj., pikturuar nga Onufri (shih). I. më të mëdha e më të pasura me gdhendje e prarime janë në katedralen e kalasë së Beratit, në kishën e Sopikut (rr. Gjirokastrës), në Leusë (rr. i Përmetit), në ‘kishat e Voskopojës, Vithkuqit, Korçës etj. (shek.XVII-XVIII).

(H.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ikonostasi


[cite]