Indulgjencat

Indulgjencat

Kemi indulgjenca të përgjithshme kur shtrihen mbi të gjithë botën romano-katolike; dhe indulgjenca të veçanta kur përfshijnë vetëm një dioqezë, një provincë, një qytet ose një enori etj. Një indulgjencë e përgjithshme ishte edhe indulgjenca jubilare, e shpikur nga papa Bonifaci VIII, në vitin 1300 me rastin e fillimit të shekullit të ri dhe do t’u shitej të gjithë atyre që do të vizitonin kishat e Apostujve Pjetër dhe Pavël në Romë. Mbi 200.000 pelegrinë ne atë kohë vizituan Romën dhe zbrazën xhepat në favor të Vatikanit. Indulgjencat jubilare do të jepeshin tani e tutje në çdo 100 vjet, por papët lakmitarë nisën t’i lëshojnë në çdo 50 vjet, mandej në çdo 30 vjet dhe në fund në çdo 25 vjet. Njerëzit më mirë blinin indulgjenca që të mos i nënshtroheshin pendesës dhe formave të tjera më të rënda për larjen e mëkateve. Në fillim indulgjencat u jepeshin vetëm të gjallëve, por papa Siksti IV, shpiku më 1477 indulgjenca edhe për shpirtrat që vuajnë në Purgator. Shitësit e tyre deklaronin se “kur tingëllojnë paret e hedhura në kuti, shpëtojnë nga zjarri purifikues shpirtërat për të cilat qenë taksur indulgjencat”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kolo Xoxi, Martin Luteri dhe rilindasit tanë, Atla, Tiranë 1996, faqe 4-14.
2-Vjollca Dervishi, Martin Luther reformatori, Kontribut për edukimin, Tiranë 1997, faqe 37.

Besimi — Ortodoks

[cite]