Inkuizicioni

Inkuizicioni

Inkuizicioni është krijuar në fund të shekullit XII për të gjykuar heretikët duke marrë emrin “Gjykata kishtare për besimin”. Inkuizicioni arrititi të bëhet arma më e tmerrshme në duart e papëve për të mbajtur pushtetin. Inkuizicioni ushtrohej nga çdo episkop në enorinë e vet, por duke filluar nga viti 1233 papët ia besuan urdhërit të Domenikanëve. Kushdo që akuzohej për herezi ose vetëm sepse dyshohej të ishte heretik ose kishte lidhje me heretikët, burgosej, i nënshtrohej torturave më çnjerëzore dhe pavarësisht se pranonte apo jo akuzat, digjej së gjalli, pasuria i konfiskohej ndërsa fëmijët dhe nipërit përjashtoheshin nga trashëgimia dhe mbaheshin në survejim. Kuptohet se bëheshin shumë abuzime dhe shumë njerëz të pafajshëm torturoheshin dhe digjeshin në turrën e druve vetëm pse kishin pasuri të cilat i lakmonin “Domini Canes” (Zotërinjtë qenër) siç i quante populli murgjit domenikanë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]