INDUSTRIA E BLOJËS


INDUSTRIA E BLOJËS
✤ Dëgë e ind. ushqimore që merret me blojën e drithërave dhe prodhimin s miellit. Që në kohëra yrë lashta drithi bluhej në mokra me fuqinë e krahut ose me mullinj që shfrytëzonin energjinë e ujërave rrjedhëse. Në fund të shek.XIX, më 1885 në Korçë e në Shkodër e më 1896 në Durrës u ngritën mullinj qe përdornin motorë me’avull. U bënë përmirësime edhe në teknologjinë e blojës duke zëvendësuar gurët me cilindra. Mulliri i parë me 4 cilindra blues me sistem pastrimi dhe sitje të thjeshtë,

. vënë në lëvizje me motor me naftë, u ngrit në Durrës më 1924. Më 1926 në Korçë u ngrit një mulli me cilindra që vihej në lëvizje me energji elektrike. Më 1927-1935 u ngritën edhe muilinj të tjerë që viheshin në lëvizje me motora me djegie të brendshme në Fier, Shkodër, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër. Megjithatë para Çlirimit rreth 50% e drithit bluhej në mullinj me gurë.

Më 1946-1947 u bë shtetëzimi i gjithë muilinjve, u ndreqën dhe u vunë në shfrvtëzim mullinjtë e dëmtuar gjatë luftës. Në vitet 50 u rgritën disa fabrika të reja bloje dhe u bënë përmirësime të rëndësishme në teknologjinë e prodhimit të miellit. Në vitet 60 u ndërtuan fabrika të reja bloje në Korçë, Elbasan, Vlorë, Burrel. Përmet, Çorovodë, që e rritën aftësinë bluese mbi 2 herë kundrejt vitit 1945, Pasi më 1976 u arrit që drithërat e bukës të prodhohen rërësisht në vend u bënë ndryshime në strukrrrën e miellrave. Më 1972 u ngritën mullinj ne procese të plota bluarjeje në Tiranë, Gjirokastër e Lushnjë. U bë edhe një përmirësim i iukshëm cilësor në bluarjen e misrit, me ngritjen e fabrikave të blojës me çembrionizim më 1972 r.ë Lushnjë, dhe më vonë në Shkodër, Lezhë, Xrujë, Fier, Librazhd, Peshkopi, Sarandë. Më 1970 _ ngrit Uzina mekanike e blojës në Shkodër që rrodhon edhe mullinj të plotë me cilindra si dhe fabrika të çembrionizimit të misrit.

(A.Si.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Blojës


[cite]