INDUSTRIA E DRURIT
✤ Degë e ind. së rëndë që merret me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndës së drurit, që nxirret nga pyjet. Përfshin edhe ind. e letrës (shih) dhe ind. e mobiljeve (shih). Para Çlirimit në Shqipëri nuk ka pasur I.D. të mirëfilltë, kishte vetëm disa sharra (shih), që përpunonin lëndë drusore për dërrasa. Pas Çlirimit që në janar 1945 u ngrit ndërmarrja e parë e kësaj ind. (Sharrat e Pukës), më 1947 Kombinati i drurit «Misto Mame» (shih), më 1952 ai i Elbasanit dhe më vonë kombinati i drurit në Shkodër e Laç, si dhe ndërmarrrje të përpunimit të drurit në të gjitha rrethet. I. e D. përfshin sot linja dhe fabrika me teknologji të përparuar dhe shkallë të lartë mekanizimi. Edhe prerja e nxjerrja e lëndës drusore nga pyjet kryhet me mekanizma si motosharra, traktorë pyjorë, teleferikë, vlnça etj.
Ndërmarrjet e I. së D. janë organizuar si qendra komplekse përpunimi të lëndës së parë drusore, për të bërë një shfrytëzim sa më racional të saj. I. e D. prodhon trupa druri, shtylla për minierat, lëndë të sharruar (dërrasë), traversa druri për hekurudhat, rimeso, kompensatë, parket, mobilje, pllaka prej zdrukithi, voza, shkrepëse, masurë për ind. tekstile, ambalazhe, kolofon, terpentinë, rrëshira etj. Prodhim kryesor i I. së D. është lënda e sharruar, rreth 3/4 e së cilës është prej ahu dhe 1/4 prej pishe. Prodhimi i saj më 1984 ishte 215 000 m3, duke u rritur afro 68 herë kundrejt v.1938, ndërsa prodhimi i trupave të drurit është rritur rreth 78 herë.
Zhvillimi i ind. së mobiljeve ka bërë që më 1982 të shtohet prodhimi i kompensatës e i rimesos përkatësisht rreth 7 herë e rreth 24 herë kundrejt v.1952, një pjesë e madhe eksportohet. Është zgjeruar prodhimi i pllakave prej zdrukthi dhe atyre prej fibre, që kanë gjetur përdorim të gjerë për mobilje, ndërtime etj. dhe eksportohen në sasi të madhe. Sot I. e D. prodhon mbi 160 artikuj nga 15 më 1950. Prodhimi i përgjithshëm industrial i ind. së drurit dhe asaj të letrës më 1984 ishte rribi 941 milionë lekë, duke u rritur 33 herë kundrejt v.1950, 3.1 herë kundrejt v.1960 dhe 1.7 herë kundrejt v.1970. Prodhimi i mobiljeve dhe orendive më 1984 ishte 110 milionë lekë, duke u rritur përkatësisht 3.2 herë kundrejt v.1960 e 1.6 herë kundrejt v.1970. Në të ardhmen parashikohet rritja e shkallës së shfrytëzimit kompleks të lëndës drusore, duke ndërtuar linja dhe fabrika për prodhimin e pllakave prej zdrukthi e fibre, parketi mozaik etj.
(P.Ga.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Drurit