INDUSTRIA E QYMYRGURIT


INDUSTRIA E QYMYRGURIT
✤ Degë e ind. nxjerrëse e përpunuese, që shfrytëzon vendburimet për të marrë qymyrguri, i cili përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë. Nxjerrja e qymyrgurit në Shqipëri ka filluar në vitet e Luftës I Botërore. Para Çlirimit kishte vetëm dy miniera: Miniera e qymyrgurit e Kërrabës dhe Miniera e qymyrgurit e Mborje-Drenovës (shih), ndërsa në Memaliaj u bënë disa punime kërkimi e shfrytëzimi. Kushtet e punës dhe të jetesës së minatorëve ishin shumë të rënda, niveli teknik fare i ulët.

Menjëherë pas Çlirimit u krijua I. e Q. U rimëkëmbën minierat ekzistuese dhe filloi hapja e të rejave, si Miniera e qymyrgurit e Memaliajt (shih). Nxjerrja e qymyrgurit që më 1950 u rrit mbi 11,3 herë kundrejt 1938. Gjatë planeve pesëvjeçare u zgjeruan minierat ekzistuese dhe u hapën të reja në disa rrethe (Tiranë, Korçë, Pogradec, Durrës, Kolonjë). Nxjerrja e qymyrgurit më 1984 arriti në 2.010.000 tonë dhe ishte 40 herë më e madhe se më 1950, rreth 6,7 herë më e lartë se më 1960 dhe 3.3 herë më e madhe se rnë 1970, ndërsa rritja e prodhimit të përgjithshëm industrial të 1. së Q. ishte përkatësisht 40 herë, 6 herë dhe 2.5 herë më e madhe. Vitet e fundit Shqipëria eksporton qymyrguri. Gjatë pesëvjeçarit të 7-të nxjerrja e qymyrgurit do të rritet 48%.

Nxirret qymyr i murrmë dhe më pak linjit me fuqi nga 2500 deri 6500 kk/kg. Shumica e minierave janë hapur me mënyra të kombinuara duke zbatuar punime horizontale (galeri e traverbanke), punime të pjerrëta (dishenderi) dhe puse vertikale. Përdoret teknologji e përparuar, është rritur mekanizimi i proceseve për nxjerrjen dhe punimet minerare. Një pjesë e qymyrgurit pasurohet me metoda gravimetrike në fabrikat pranë minierës së Memaliajt dhe Minierës së qymyrgurit të Valiasit (shih). Më 1982 prodhimi i koncentratit të qymyrgurit është rritur 3.8 herë kundrejt v.1975.

(S.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Qymyrgurit


[cite]