INDUSTRIA E SAPUNIT


INDUSTRIA E SAPUNIT
✤ Degë e ind. së yndyrnave që përpunon lëndë të parë yndyrore për prochimin e sepunit. Punishtja e parë e sapunit në Shqipëri është ngritur më 1897 në Shkodër, ku më 1918 e 1927 u ngritën edhe dy fabrika të vogla. Gjithsej para Çlirimit kishte 6 fabrika të vogla si dhe 54 punishte artizanale sapuni, në Korçë, Tiranë, Durrës, Elbasan etj. me shkallë shumë të ulët mekanizimi. Në Shkodër prodhohej sapun rrobash, sapun tualeti dhe parfume të ndryshme. Menjëherë pas Çlirimit filioi puna për rikonstruksionin e I. së S. U ngritën Fabrika e sapunit në Shkodër, duke përqendruar punishtet e mëparshme, si dhe në Elbasan e Rrogozhinë. Më 1971 në Vlorë u ngrit një fabrikë më e madhe sapuni me teknologji të përparuar dhe e mekanizuar. Sot I. e S. mbulon gjithë nevojat e vendit për sapunin e rrobave, sapunin e tualetit dhe sapunin pluhur. Deri më 1975 I. e S. përdorte si lëndë të parë yndyrnat asnjanëse me origjinë bimore e shtazore. Me ngritjen e fabrikës së përpunimit të thellë të yndyrnave industriale në Fier, kanë filluar të përdoren si lëndë e parë edhe acidet yndyrore. Prodhimi i sapunit më 1982 kundrejt viteve 1938, 1960 dhe 1970 është rritur përkatësisht 13, 4.2 dhe 1.6 herë.

(D.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Sapunit


[cite]