INDUSTRIA E SHEQERIT


INDUSTRIA E SHEQERIT
✤ Degë e ind . ushqimore që prodhon sheqer pluhur dhe të rafinuar. Për herë të parë në Shqipëri sheqeri filloi të prodhohej nga panxhari i sheqerit më 1949 në një fabrikë të vogël në Korçë. Prodhimi i gjerë industrial nisi në nëntor 1951, kur u vu në shfrytëzim Kombinati i sheqerit në Maliq (shih), i cili u zgjerua më 1979 tërësisht me forcat tona e brenda një afati shumë të shkurtër, duke dyfishuar aftësinë përpunuese dhe duke futur në shkallë të gjerë teknikën bashkëkohore, me automatizimin e proçeseve të punës që kryhen me veprim të pandërprerë. Prodhimi i sheqerit më 1984 ishte 37.000 tonë dhe në krahasim me vitet 1960 dhe 1970 u rrit përkatësisht 2,7 dhe 2,4 herë, duke u mbështetur në rritjen e prodhimit të panxharit të sheqerit.

(Sh.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Sheqerit


[cite]