INDUSTRIA E TRIKOTAZHIT
✤ Degë e ind. tekstile, që prodhon trikotazhe. Para Çlirimit kjo ind. përfaqësohej nga disa punishte e fabrika të vogla, të ngritura gjatë viteve 30 kryesisht në qytetin e Korçës. Më 1947, pas shtetëzimit të tyre, u krijua Ndërmarrja e trikotazhit sot Kombinati i. trikotazheve «Dravër e Çëkav.y> (shih).
I. e T. sot është shtrirë në disa qytete të vendit, si në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, etj. Prodhon trikotazhe për veshje të brendshme e të sipërme, veshje sportive, çorape, tyl perdesh _etj., prej filli pambuku, leshi e fijesh të tjera artificiale e sintetike si dhe penjë për qepje e qëndisje. Më 1984 I. e T. prodhoi 10.5 milionë copë trikotazhe, pra 140 herë më shumë se më 1938, afro 9 herë më shumë se më 1960 e 2,5 herë më shumë se më 1970. Në I. e T. po bëhen zgjerime të mëtejshme të aftësive prodhuese duke futur teknologji të reja në prodhim.
(M.Kt.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Trikotazhit
[cite]