INDUSTRIA E TULLAVE DHE E TJEGULLAVE
✤ Degë e ind. së materialeve të ndërtimit që merret me prodhimin e tullave, tjegullave dhe lëndëve të tjera të ndërtimit prej deltine të pjekur. Prodhimi i tullave dhe i tjegullave ka tradita të iashta në Shqipëri. Ato kanë qenë prodhuar deri në fillim të shek.XX me mënyra zeitare, në kumitë, të shpërndara në të gjitha anët e vendit. Kishte rreth 150 kumi që plotësonin nevojat e vendit me tulla e tjegulla. Më 1928 u ngrit nga një shoqëri kapitaliste italiane fabrika e parë e tullave dhe e tjegullave, ndërsa më 1929 u ngrit një fabrikë e tillë në Durrës ‘nga kapitalistë vendas. Kështu prodhimi industrial i tullave dhe i tjegullave filloi në vitet 30. U ngritën edhe disa fabrika e punishte të tjera si në Fier, Tiranë etj. të cilat punonin kryesisht gjatë stinës së verës, pasi disa procese pune, sidomos tharja bëheshin në natyrë.
Pas Çlirimit, mbi bazën e fabrikave e punishteve ekzistuese u hë fillimisht zgjerirni dhe përqendrimi i prodhimit të tullave e tjegullave për të mbuluar nevojat e ndërtimeve. Në vitet 60 krahas futjes në punë të fabrikave të reja, që u ngritën pothuajse në tërë rrethet e vendit, I. e T. dhe T. u zhvillua nëpërmjet mekanizimit të nxjerrjes së lëndëve të para, teknologjisë së përpunimit të deltinës, pjekjes së prodhimeve në furra të posaçme dhe sidomos shtimit të tullave, tjegullave, tubave etj. të shumëllojshme. Sot I. e T. dhe T. ka fabrika të shumta e moderne në Tiranë ( për tulla deltine e tulla silikate), Durrës, Shkodër, Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë, Pogradec Përmet, Peshkopi etj., që plotësojnë tërë nevojat e vendit për tulla, tjegulla, tuba të ndryshme dhe lëndë të tjera ndërtimi prej deltine të pjekur. Më 1984 rt prodhuan 328 milionë copë tulla e tjegulla. Prodhimi i I. së T. dhe T. në krahasim me vitet 1938 e 1960 është rritur përkatësisht 82.3 dhe mbi 2 herë.
(Ll.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Tullave Dhe E Tjegullave