INDUSTRIA KIMIKE


INDUSTRIA KIMIKE
✤ Deri në prag të Çlirimit I.K. në Shqipëri ishte pak e zhvilluar, përfaqësohej kryesisht nga ind. fermentimesh, ekstraktimesh e distilimesh. Përfshinte pak degë të ind. ushqimore (shih), të regjjes, të pij’eve alkoolike e ndonjë ind. tjetër të vogël dhe zhvillonte ndonjë veprimtari kimike si ngjyrosje e punim metalesh (ar, argjend, hekur, bakër etj.).

Një I.K. e plotë u ngrit vetëm pas Çlirimit, si degë me rëndësi për industrializimin socialist të vendit. U organizuan në shkallë industriale në fillim veprimtaritë kimike artizanale të së kaluarës. Gjatë planeve pesëvjeçare prodhimi kimik u zhvillua me ritme të larta për të plotësuar kërkesat e degëve të tjera të ind., të bujqësisë dhe për lëndë e sende të përdorimit të gjerë. Prodhimi në I.K. më 1984 kundrejt v.1960 u rrit 53.4 herë dhe kundrejt v.1970 3,7 herë.

Vendi ka lëndë të parë natyrore hazë për zhvillimin e një I.K. të fuqishme (naftë, gaz _natyror, qymyrguri, squfur të lirë ose komponime, kripë deti e kripë guri, minerale metalifere dhe jometalifere, si dhe burime celulozike të ndryshme). Në përshtatje me nevojat e zhvillimit të vendit përparësi iu dha ind. së lehtë dhe ushqimore, por hap pas hapi u kalua në ngritjen e ind. së rëndë kimike. U ngritën me radhë rafineritë e naftës në Cërrik, Qytetin Stalin etj„ Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, uzina «Gogo Nushi» në Fier, kompleksi i fabrikave të sodës në Vlorë, Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit, ind. e metalurgjisë së bakrit, bekurit e pirometalurgjisë për prodhimin e ferrokromit etj. Zhvillim kanë marrë ind. e pasurknit të mineraleve, e shfrytëzimit të mëtejshëm të nënprodukteve industriale deri tek kapja e gazeve të furrave të larta për të marrë prej tyre squfurin që çlirohet në formën e gazit sulfuror gjë që shërben edhe për ruajtjen e mjedisit. Perspektivat e I.K. janë të gjera. Nëpërmjet rikonstruksionit të objekteve ekzistuese dhe pro;ektimit të veprave industriale kimike të reja, duke fatur teknologjitë bashkëkohore, vendi po hyn grafualisht në ind. e polimerëve, të lëndëve plastike e të gomës, të ind. së sintezës kimike etj. Për nevojat e I.K. në Universitetin e Tiranës përgar.ten teknologë kimistë. Për zhvillimin e I.K. kanë dhënë ndihmesën e tyre Islam Rusi, Ernest Bushati, Xhevdet Laze etj.

(M.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria Kimike


[cite]