INDUSTRIALIZIMI SOCIALIST


INDUSTRIALIZIMI SOCIALIST
✤ Ligjësi e përgjithshme e revolueionit dhe e ndërtimit socialist për të gjitha vendet që hyjnë e zhvillohen në rrugën e socializmit. Në RPS të Shqipërisë I.S. përbën një proces të domosdoshëm e të pandërprerë zhvillimi ekonomiko-shoqëror për shndërrimin e saj shkallë-shkallë nga një vend bujqësor i prapambetur në një vend bujqësor-industrial, pastaj industrialo-bujqësor e në perspektivë në një vend industrial të zhvilluar e me bujqësi të përparuar. Në mesin e viteve 50 Shqipëria u shndërrua në një vend bujqësor-industrial dhe sot ndodhet në rrugën e kthimit në një vend industrialo-bujqësor.

Domosdoshmëria e I.S. në vendin tonë kushtëzohet nga një varg rrethanash e faktorësh me karakter ideopolitik dhe ekonomiko-shoqëror, siç janë nevoja për zhvillimin e shpejtë të forcave prodhuese, për ndërtimin e bazës materialo-teknike të socializmit, për zhdukjen e prapambetjes së thellë ekonomiko-shoqërore të trashëguar nga e kaluara, për të zgjidhur kontradiktën ndërmjet pushtetit politik të përparuar dhe marrëdhënieve socialiste në prodhim, nga njëra anë, dhe bazës së prapambetur materialo-teknike, nga ana tjetër; fuqizimi i sektorit socialist të ekonomisë, zgjerimi dhe forcimi i pronës socialiste mbi mjetet e prodhimit, kufizimi dhe zhdukja e elementeve kapitaliste në ekonomi, përsosja e vazhdueshrne e sistemit të marrëdhënieve socialiste në prodhim; rritja e rolit të klasës punëtore dhe forcimi i pozitave të saj si klasa hegjemone në sistemin e diktaturës së proletariatit nën udhëheqjen e PPSH; përparimi i shpejtë teknikoshkencor, pajisja e punës shoaërore me mjete pune, me strukturë e nivel teknik gjithnjë më të lartë për të rritur rendimentin shoqëror të punës dhe efektivitetin e prodhimit shoqëror; pajisja e pandërprerë e bujqësisë me bazë materialo-teknike të përparuar për të siguruar prodhimin e madh modern bujqësor; ngritja e vazhdueshme e mirëqenies materiale dhe e nivelit kulturor të masave punonjëse, fuqizimi i pareshtur i pavarësisë ekonomike dhe i aftësisë mbrojtëse të vendit. I.S. në RPS të Shqipërisë ndryshon në thelb nga përmbajtja dhe metoda e zbatimit nga industrializimi në vendet kapitaliste. Në kapitalizëm industrializimi shoqërohet me keqësimin e vazhdueshëm të gjendjes ekonomiko-shoqërore të proletariatit e të masave të tjera punonjëse. I.S. në vendin tonë bëhet në përputhje me vijën e përgjithshme të PPSH e me politikën ekonomike të saj, ku mishërohen kërkesat e ligjeve ekonomike të socializmit. Ai kryhet në mënyrë të ndërgjegjshme e të organizuar nga shoqëria në përputhje me planet e zhvillimit të ekonomisë e të kulturës. Në qendër të tij është zhvillimi me përparësi i degëve të industrisë së mjeteve të prodhimit, në radhë të parë të atyre degëve për të eilat ekzistojnë mundësi e kushte të përshtatshme. Në fillim është zhvilluar industria e mjeteve të prodhimit, kryesisht industria nxjerrëse, dhe dora-dorës është kaluar në krijimin e zhvillimin e degëve të industrisë përpunuese të rëndë. Krahas tyre është zhvilluar edhe industria e mallrave të konsumit.

Karakteristikë dalluese e I.S. në RPS të Shqipërisë është kryerja me ritme të shpejta e të qëndrueshme jo vetëm në fillimet e tij, kur industria ende nuk ka një bazë të gjerë, por edhe kur ajo e krijon këtë bazë në të gjithë gjerësinë, thellësinë e kompleksitetin e saj. Gjatë gjithë periudhës së ndërtimit socialist, ritmet e zhvillimit të industrisë kanë qenë më të larta se ato të degëve të tjera dhe të shtimit të popullsisë. Vetëm gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit ritmi mesatar vjetor i shtimit të prodiiimit industrial në Shqipëri ka qenë rreth 12,5 për qind.

ndryshon rrënjësisht nga industrializimi kapitalist edhe për sa u përket burimeve të kryerjes së tij, mënyrës së krijimit e të përdorimit të mjeteve financiare etj. Vendet kapitaliste e kanë krijuar dhe e zhvilxojnë industrinë e tyre me anë të shpronësimit, rrënimit e proletarizimit të prodhuesve të vegjël në qytet e në fshat, me anën e shfrytëzimit të egër të klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse të vendit, të shfrytëzimit e të grabitjes barbare të kolonive, të haraçeve të luftës që u janë imponuar vendeve, të mundura, me anë të eksportimit të kapitaleve, të koncesioneve, të kredive e «ndihmave» ekonomike etj. Shteti ynë i diktaturës së proletariatit e kryen I.S. duke u mbështetur në forcat e veta, në akumulimin e brendshëm socialist, në punën krijuese të klasës punëtore e të fshatarësisë kooperativiste, në futjen në qarkullimin ekonomik të pasurive natyrore. Të ardhurat e përgjithshme financiare të shtetit socialist janë burimi i financimit tël.S.Mbi 45% e investimeve themelore gjatëgjithë periudhës së ndërtimit të socializmit në RPS të Shqipërisë janë përdorur për krijimin dhe zhvillimin e industrisë. Në Shqipërinë socialiste ndalohet dhënia e koncesioneve, krijimi i shoqërive dhe institucioneve të tjera ekonomike e financiare të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, si dhe marrja e kredive prej tyre. Kryerja e I.S. sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta nuk e përjashton ndihmën ekonomike të vendeve të tjera socialiste, si shprehje e rëndësishme e internacionalizmit proletar..

Pasojat ekonomiko-shoqërore të I.S. janë diametralisht të kundërta me ato të industrializimit kapitalist. Në vendin tonë I.S. është shoqëruar me ngritjen e përgjithshme të ekonomisë e të shoqërisë socialiste, me ndryshimet social-klasore, me ngritjen e mirëqenies të masave punonjëse, me ngushtimin e dallimeve ndërmjet fshatit e qytetit, me zënien me punë të popullsisë së aftë, me ngritjen e nivelit teknik të prodhimit, me forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit. është zhvilluar në luftë të ashpër klasore kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe agjentëve të tyre në gjirin e Partisë. PPSH ka shpartalluar çdo orvatje të armiqve të brendshëm e të jashtëm për ta devijuar Shqipërinë nga rruga e I.S. dhe ka përballuar me sukses presionin e rrethimit e të bllokadës imperialisto-revizioniste.

Imperialistët dhe socialimperialistët kanë sajuar «teori» të ndryshme, siç është ajo e. «sovranitetit të kufizuar» e socialimperializmit rus ose e «ndërvarësisë së kombeve» e imperializmit amerikan, që kanë si synim t’u mohojnë vendeve sovrane zhvillimin e industrisë kombëtare, të gllabërojnë pasuritë natyrore e të jenë ata vetë «fabrika e botës», fuqi superindustriale, për të nënshtruar e skllavëruar popujt. PPSH i ka denoncuar këto synime e praktika neokolonialiste të imperialistëve e të revizionistëve modernë.

Për propagandimin e zbërthimin e mendimit teorik të Partisë dhe të sh. Enver Hoxha në fushën e industrializimit socialist kanë dhënë ndihmesë me punimet e tyre teoriko-shkencore edhe Vladimir Misja, Harilla Papajorgji etj.

(H.Ba.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industrializimi Socialist


[cite]