Inovacionet në Krishtërim
Tendenca për të bërë inovacione ka ekzistuar në Perëndim qysh para Skizmës. Në vitin 886 Patriarku i Kostandinopojës Foti, në qarkoren drejtuar gjithë Patrikëve të Lindjes, i akuzonte perëndimorët jo vetëm se kishin vërshuar në Bullgari duke çuar atje priftërinj dhe episkopë latinë por kishin devijuar edhe nga tradita dhe praktikat shekullore të kishës: se mbanin kreshmë të shtunave, se hanin djathë, qumësht, dhe vezë në javën e parë të kreshmëve të mëdha; se i detyronin priftërinjtë të jetojnë beqar; se u njohin vetëm episkopëve të drejtën për të lyer të pagëzuarit me miron e shenjtë; se kanë fallsifikuar doktrinën mbi Trininë e Shenjtë duke shtuar në Simbolin e Besimit tezën Filioque, në kundërshtim flagrant me simbolin Niqeo- Kostandinopolitan, që kishin aprovuar vetë papët, me anë të përfaqësuesve të tyre dhe i kishin konfirmuar. Pas skizmës dhe pas dështimit të përpjekjeve, për bashkimin e kishave ortodokse dhe katolike, inovacionet e papëve nuk njohën kufi.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Joan Mihalcesku, Historia Universale e kristianizmit, (përkthim nga rumanishtja prej Teodor Papapavlit), Dispensë, Tiranë 1993, faqe 42.