INSTITUCIONET KULTURORE
✤ Qendra që zhviilojnë veprimtari për edukimin ideopolitik e patriotik revolueionar të masave punonjëse, për përhapjen e njohurive tekniko-shkencore dhe propagandimin e përvojës së përparuar në prodhim, për rrënjosjen e normave të mënyrës socialiste të jetesës. Ato punojnë gjithashtu për edukimin estetik e për të nxitur talentet artistike dhe për çlodhjen e argëtimin e kulturuar të masave. U ngritën pas Çlirimit në fillim si salla leximi (1945) dhe më pas si shtëpi e vatra kulture. Trashëguan traditat e klubeve e të shoqërive patriotike dhe të grupeve artistike partizane gjatë Luftës ANÇ. Llojet kryesore janë: institucionet qendrore si Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë Popullore (shih), Pallati i Madh i Kulturës; institucionet në shkallë rrethi si Shtëpitë e Kulturës e të Krijimtarisë Popullore; institucionet e qendrave të punës dhe të kooperativave bujqësore si Shtëpitë e Kulturës dhe Vatrat e Kulturës. Sot ka 26 shtëpi të kulturës e të krijimtarisë popullore, 493 shtëpi të kulturës dhe 1648 vatra kulture. Në kuptimin e gjerë I.K. përfshijnë gjithashtu institucionet artistike, teatrot, kinematë, bibliotekat, shtëpitë botuese, muzetë, galeritë e arteve etj.
(H.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Institucionet Kulturore
[cite]