INSTITUTI I DUHANIT
✤ Institucion kërkimor -shkencor për kulturën e duhanit me qendër në Cërrik. Kryen studime dhe punë gjenetike-seleksionuese për krijimin, gjetjen dhe përhapjen në prodhim të kultivarëve e të hibrideve të duhanit në përshtatje me zonat ku mbillet. I. i D. bën gjithashtu studime për agroteknikën e duhanit, përpunon teknologjitë e reja bashkëkohore për kultivimin e tharjen dhe drejton punën për prodhimin e farërave për nevojat e vendit, duke prodhuar dhe vetë farëra bazë (elite); studion përvojën e përparuar të vendit. Me punën shumëvjeçare të I. të D. janë krijuar hibride e kultivarë të rinj me prodhimtari të lartë, me qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjes së vrugut dhe që plotësojnë më mirë kërkesat e tregut të hrendshëm e të jashtëm.
(K.Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Duhanit
[cite]