INSTITUTI I LARTË PEDAGOGJIK ALEKSANDER XHUVANI


INSTITUTI I LARTË PEDAGOGJIK ALEKSANDER XHUVANI
✤ Institucion i lartë arsimor që përgatit mësues për shkollën 8-vjeçare dhe të inesrne, i ngritur më 1971 në qytetin e Eibasanit. Para vitit 1971 në Elbasan kishte degë të Institutit të lartë pedagogjik pa shkëputje nga puna. Deri më 1981 instituti ka pasur dy degë: për gjuhë-letërsi dhe matematikë-fizikë. Pranë tij ishin edhe degë të inxhinierisë dhe të ekonomisë, filiaie të UT pa shkëputje nga puna. Më 1981 u hap dega e përgatitjes së mësuesve me arsim të lartë, për kl. X-IV të shkollës 8-vjeçare. Afati i studimeve në institut më 1982 u shtri nga tre në katër vjet. Pranë tij sot funksionojnë pesë katedra: e gjuhë-letërsisë, matematikës e xizikës, biologjisë dhe kimisë, pedagogjisë e psikologjisë, si dhe katedra e lëndëve të përgjithshme.

(B.G.—•B.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Lartë Pedagogjik Aleksander Xhuvani


[cite]