INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË TEKNOLOGJISË KIMIKE
✤ (ISPTK). Institucion kërkimor shkencor i Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave, themeluar më 1981. Merret me studimin, eksperimentimin dhe projektimin e linjave, reparteve e fabrikave të prodhimit kimik, inorganik dhe organik, duke u mbështetur kryesisht në vlerësimin dhe përpunimin e lëndës së parë natyrore të vendit ose të produkteve të pasuruara që mund të rrjedhin prej saj. Kujdeset e mbikëqyr përmirësimin e proceseve teknologjike, të veprimtarive industriale kimike ekzistuese, duke vënë theksin në zgjerimin e kapaeiteteve, modernizimin e proceseve, futjen e teknologjisë bashkëkohore, ngritjen e veprimtarive të reja, të pazhvilluara deri më sot në vend.
(G.A.—L.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Teknologjisë Kimike
[cite]