Jeta e gjallë rreth nesh

Jeta e gjallë rreth nesh

Nëse në një ditë vere dalim në një fushë dhe vështrojmë për rreth, do të dallojmë: barin e blertë që mbulon sipërfaqen e tokës, pemët e ndryshme, shpendët që fluturojnë nga pema në pemë, gjedhet e dhentë që kullosin e shumë të tjera. Të gjitha kë-to janë qenie të gjalla. Dhe jo vetëm kaq. Po të marrim një pikë ujë nga një rrëke dhe ta vështrojmë në mikroskop, do të vëmë re se ajo pikë uji është e mbushur me qindra e me mijëra qenie të gjalla shumë-shumë të vogla. Megjithëse qeniet e gjalla që na rrethojnë, ndryshojnë aq shumë ndërmjet tyre: nga madhësia, nga forma, nga sjellja. nga mënyra e jetesës etj., përsëri kanë disa karakteristika të përbashkëta, ndër të cilat më thelbësoret janë: aftësia për t‘u ushqyer dhe për t’u riprodhuar.

Për të jetuar, çdo organizëm i gjallë duhet pa tjetër të ushqehet. Bimët i marrin ushqimet e tyre nga toka, me anë të rrënjëve, kafshët hanë bimët, ushqehen me bar, me gjethet e me lastarët e pemëve… ose hanë kafshë të tjera më të vogla, si p.sh. luani ha kaprollin. Qeniet e gjalla kanë edhe një karakteristikë tjetër të mrekullueshme: aftësinë që të riprodhohen, që të prodhojnë qënie të tjera të gjalla të ngjashme me veten e tyre. Pemët prodhojnë farat, të cilat, pasi i mbjellim, na japin pemë të të njëjtit lloj; kafshët pjellin të vegjëlit e tyre; zogjtë bëjnë vezët, nga të cilat dalin zogjtë e vegjël. Ky është riprodhimi dhe këtë aftësi e kanë vetëm qëniet e gjalla. Njeriu ka ndërtuar makina të mahnitshme që kanë shumë karakteristika të njëjta me qëniet e gjalla: që lëvizin, që ushqehen në forma të ndryshme, që flasin etj. Por ato nuk janë të gjalla, ato në radhë të parë nuk kanë aftësinë të riprodhohen vetë, ashtu si qeniet e gjalla.

Trupi — Ynë

[cite]