ISHULLI TONGO


ISHULLI TONGO
✤ Ishull i vogël shkëmbor në hyrje të gjirit të Ftelias (shih) në skajin më jugor të bregdetit shqiptar të Jonit. Gjendet 250 m larg bregut, ka gjatësi prej 250 m dhe gjerësi 100 m. Është i veshur me makje të dendura. Në JL të bregut, rreth 50 m larg tij kalon kufiri shtetëror i RPS të Shqipërisë me Greqinë.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ishulli Tongo


[cite]