IVANAJ NIKOLLË


IVANAJ NIKOLLË
✤ (1879-1951). Patriot demokrat, gazetar përparimtar. Lindi në Triepsh (Grudë), fëmininë e kaloi në Podgoricë, ndoqi shkollën jashtë Shqipërisë,Beograd, Zagreb e Vjenë. Filloi të botonte në Raguzë (Dubrovnik) gazetën Shpnesa e Shqypnisë (shih), në të cilën mbrojti platformën rilindase për çlirimin kombëtar të atdheut dhe formimin e shtetit shqiptar të pavarur.

Pas fitores së revolucionit xhonturk më 1908 ndërpreu botimin e gazetës dhe u kthye në Shqipëri, ku u mor me organizimin e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1912. Në të njëjtën kohë ai zhvilloi veprimtari propagandistike e publicistike me konferenca të mbajtura jashtë vendit (Itali, Greqi, Mal të Zi, Bullgari, SHBA), e me artikuj të botuar në organet e huaja. Pas Shpalljes së Pavarësisë, N.I. i vazhdoi përpjekjet e veta në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve kundër synimeve armiqësore të monarkive fqinje dhe të Fuqive të Mëdha. Pas Luftës I Botërore u dërgua _ nga «Partia Politike* e shqiptarëve të Amerikës si delegat i saj për të mbrojtur çështjen shaiptare në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-1920. Pas Kongresit të Lushnjësj N.I. doli haptazi si përkrahës i regjimit republikan. Pikëpamjet e tij i shfaqi si deputet i Shkodrës në parlamehtin shqiptar dhe si publicist në shtypin përparimtar të atyre viteve, e sidomos në organet cë drejioi ai vetë: «Lidhja Kombëtare» (1915),
(Z.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ivanaj Nikollë


[cite]