IZVORI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (V). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Rabie, Luftinja e Sipërme, Luftinja e Poshtine, popullsia gjithsej 3101 banorë. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. I. u çlirua më 1943. Kolektivizimi i hujqësisë u bë më 1957. Më 3.4.1969 fshati i vjetër i I. u shkatërrua tërësisht nga tërmeti. Ndërtimi i fshatit të ri me të njëjtin emër u hë 5 km më poshtë. Ndihmesë të madhe dhanë vullnetarët e ardhur nga i gjithë vendi. Bën pjesë në kooperativën e bashkuar me të njëjtin emër. I. ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të pemëtarisë. Rriten mja’ft mirë qepujkat. Fshati është në një zonë me rezerva të pasura qymyrguri (pellgu i Memaliajt). I. ka shkollë të mesme hujqësore, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Izvori
[cite]