Jan Huss
Jan Huss (1398-1415) ka lindur më 1369 në fshatin Hussinec. Pas mbarimit të studimeve universitare në vitin 1398, e emëruan profesor në Fakultetin e Filozofisë dhe një vit më vonë, Rektor në Universitetin e Pragës. Jan Huss ishte i pajisur, me një talent të veçantë oratorik. Për shkak të predikimeve të tij progresiste, mjaft episkopë iu ankuan arqiepiskopit, i cili e ndaloi të predikonte. Në maj të vitit 1412 papa Joani XXIII shpërndau një sërë indulgjencash dhe bëri thirrje për një kryqëzatë kundër mbretit të Napolit, por Huss u ngrit kundër këtyre masave antikristiane duke nxitur popullin të djegë Bulat e Papës. Huss, i siguruar nga mbreti gjerman Sigismund (1310-1437), që ishte vëllai i mbretit Vencesllav të Bohemisë, se nuk do të pësonte asgjë, u nis për në Sinodin e Konstancës më 1414. Papa Leonin XIII e priti mirë duke tërhequr anatemën, por e ndaloi të celebronte liturgjinë dhe të predikonte. Hussi nuk pranoi dhe episkopi i Konstancës urdhëroi arrestimin e tij. Kështu që Hussi përfundoi në burg. Hussi vazhdonte të thoshte, se ai nuk e ndjente vehten të ishte fajtor për asnjë devijim. Në seancën e datës 6 qershor 1415 Hussi u dënua si heretik, e zhveshën nga funksioni i priftit dhe nga të gjitha të drejtat qytetare dhe iu dorëzua autoriteteve civile, të cilat e dogjën në turrën e druve.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)