Joan Pagëzori

Joan Pagëzori

(greqisht: Ιωάννης ο Πρόδρομος) Joan Pagëzori ishte gjashtë muaj më i madh se Jisui. Joani u shfaq, kur Judea ishte nën udhëheqjen e Pilatit dhe sundimtar (Tetraqis) i Galilesë ishte Herod Antipa. Në kohën e Çezarit Tiver, siç na e thotë edhe Ungjilli: – “Tani në vitin e 15-të të mbretërimit të Tiberit Çezar” (Luka 3, 1). Por, siç e dimë Tiberi erdhi në fron rreth viteve 767 nga themelimi i Romës. Duke hequr nga kjo shifër datën e themelimit të Romës, vitin 753 kemi (767- 753=14). Kësaj shifre i shtojmë edhe 15 vjetët e qeverisjes së Tiberit dhe na del viti 29 pas Krishtit si viti i fillimit të aktivitetit publik të Joanit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]