Këmba dhe pjesët që e përbëjnë
Edhe këmba e njeriut ka një ndërtim të përkryer ashtu si dora. Paratrina e këmbës ose thembra, që në dorë i përgjigjet pulsi, është e për- bërë nga 7 eshtra; shputa e këmbës, ashtu si pëllëmba e dorës, ka 5 eshtra; falangat e gishtërinjve përbëhen nga 14 eshtra. Ndryshimi midis këmbës dhe dorës është se këmba, me gishtërinjtë e saj të shkurtër dhe formën e veçantë, është ndërtuar për të ecur, për të vrapuar e për t’u hedhur.
Këmba është ndërtuar në një mënyrë të tillë që na lejon të ruajmë shumë mirë baraspeshën dhe njëkohësisht të ecim e të vrapojmë me shkathtësi. Të gjitha veprimet këmba i kryen sikur është e pajisur me «sustë» ose me «balestra si ato që kanë automobilat poshtë karrocerisë. Një nga këto balestra shtrihet për së gjati, nga gishtërinjtë te thembra, dhe na lejon të luhatemi para dhe prapa me butësi; ndërsa tjetra shtrihet për së gjeri në pjesën e gishtërinjve: në fakt çdo gisht është si një sustë më vete.