Kafazi i kraharorit

Pjesa e sipërme e trungut të trupit të njeriut formohet nga kafazi i kraharorit, që është një hapësirë në te cilën ndodhen dy organe shumë të rëndësishme të organizmit tonë: zemra dhe mushkëritë.

Brinjët janë eshtra të gjata, të sheshta, elastike dhe në formë harku. 12’ palët e brinjëve nyjëtohen nga prapa me 12 rruaza të shtyllës kurrizore. Nga përpara, 7 brinjët e sipërme lidhen me anë të indeve kërcore me dërrasën e kraharorit dhe formojnë ato që quhen brinjët e vërteta; 5 të poshtmet lidhen me inde kërcore ndërmjet tyre dhe formojnë brinjët e rreme. Kafazi i kraharorit përbëhet nga (12 palë brinjë, nga 12 rruaza të shtyllës kurrizore dhe nga dërrasa e kraharorit, që është një kockë e vendosur në mes, në anën e përparme të kraharorit.

Trupi — Ynë

[cite]