Kisha romane

Kisha romane Kisha romane:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kisha katolike, krishtërimi Perëndimor. Kishës romane i përket edhe Kisha unite (bizantine-katolike), si kisha e arbëreshëve të Italisë, e cila varet nga Kongregacioni i Kishave orientale në Romë. Ndarja përfundimtare e kishave në ortodokse dhe katolike, apo, siç thuhet, “skizma e madhe / shizma e madhe”, ndodhi në vitin 1054. Familjet patronimike shqiptare u luhatën për disa shekuj me radhë midis njërës dhe tjetrës qendër kishtare. Balshajt pranuan fillimisht ortodoksinë, por më pas e mohuan me shkrim dhe betim skizmën. Topiajt, megjithëse mbetën të krishterë të ritualit roman, në periudhën e krizës së Selisë së Shenjtë, ose, siç quhet ndryshe, periudha e dy-papatit, njohën si autoritet qendror të katolicizmit papën e Avinjonit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]