Koço Fështi

Koço Fështi

shqiptar ortodoks Koço Fështi (1916-2005) ka ka lindur në Peshtan më 1916. Ai ka qenë nga besimtarët më të devotshëm të Kishës Ortodokse. Në vitet e persekutimit të kishës, Koço mbante lidhje me të krishterët e fshehtë si atë Kozmain, Petro Xhuvelin, Dhimitër Bedulin, Joan Pelushin, Theofan Popën, motrat Cico etj. Zoti Fështi ka qenë nga nismëtarët e hapjes së Kishës Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë. Ai u zgjodh në këshillin e parë kishës, ku me përvojën e tij modeste dha një ndihmesë shumë të çmuar. Kujtimi i Koço Fështit do të mbetet përjetë në zemrat e besimtarëve të Kishës Katedrale të Ungjillëzimit, si imazhi i njeriut të urtë dhe të ditur, që ulej gjithnjë në karrigen e parë nga krahu i djathtë dhe psalte me shpirt troparet e Liturgjisë Hyjnore. Besimtari Koço Fështi që në rininë e tij, e kishte mësuar përmendësh Liturgjinë Hyjnore. Koço Fështi jo vetëm që predikonte fjalën e Perëndisë kudo ku shkonte, por afroi në kishë mjaft bashkëfshatarë të tij, si për shembull Erion Priftin, Andrea Llukanin dhe Kristo Kumen. Në qerthullin ortodoks Koço Fështi gëzonte respekt të veçantë, jo vetëm përsa i përket ngritjes së tij teologjike, por sepse ishte shumë i njerëzishëm dhe korrekt. Më 30 tetor 2005 besimtari i devotshëm Koço Fështi me origjinë nga Peshtani i Tepelenës, fjeti përgjithmonë më Zotin në moshën 90-vjeçare.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Nismëtarët, Tiranë 2005, faqe 61-62.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]